Çka shërben aplikacioni 3P Vala ?
Ky aplikacion ju ofron klientëve të Telekomit të Kosovës mundësinë të merrni një kredi simbolike deri në 3 Euro si mbushje elektronike ose 3.5 Euro Internet 3G/4G pa asnjë kosto shtesë.
Merr kredi si mbushje elektronike apo internet vetëm me numër të telefonit duke përdorur aplikacionin 3P Vala.
Si mund të kthehet kredia e marrur më herët?
Për të kthyer kredinë e marrë hua, mjafton të bleni një mbushje elektronike nëpër pikat e Telekomit të Kosoves. Kredia e marrur hua do të kthehet në mënyrë automatike dhe ju mund të merrni prapë nje kredi hua në momentin kur ju duhet.
Kur mund të marrin hua klientët e Telekomit të Kosovës?
Nëse jeni klient i Telekomit te Kosovës për 3 muaj apo më shumë dhe, Nëse nuk keni hua tjetër paraprake të papaguar.
Sa është kosto e pagesës për klientët kur përdorin shërbimet e 3P?
Klientet e Telekomit të Kosovës paguajnë të njejtin çmim bazuar në atë se sa kanë huazuar. Kostoja shtesë për shërbimin e 3P është 0 (Zero) Euro.